UBT News

Haradinaj pas takimit me Lajçakun: Për ne marrëveshja është me interes nacional

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se me kënaqësi ka pritur në takim emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, bashkë me ekipin e tij.

Postimi i plotë:

I kënaqur që sot në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, bashkë me kolegë pritëm në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun z. Miroslav Lajčak dhe ekipin e tij, të cilët na informuan në hollësi për progresin e arritur deri më tash në përfundimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Shpreha vlerësimin tim për unitetin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në mbështetje të kësaj marrëveshje. E vlerësova lart angazhimin e jashtëzakonshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në funksion të arritjes së marrëveshjes, rol i cili është jetik në zbatimin e saj.

Për Aleancën për Ardhmerinë e Kosovës kjo marrëveshje është me interes nacional, pasi që e siguron rrugëtimin tonë të qëndrueshëm drejt integrimeve euro-atlantike.

Exit mobile version