Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.
Haradinaj pas takimit ka thënë se me ambasadorin Rohde kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe për mundësinë e daljes nga kjo situatë.
“Një takim i mirë pune sot me ambasadorin gjerman, z. Jörn Rohde. Ambasadorin Rohde e falënderova për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë në të gjitha etapat, përkrahje që po vazhdon edhe tani, në sfidat me të cilat po përballet vendi ynë. Është shqetësim i yni i përbashkët për situatën e krijuar në vend, ndërsa biseduam për mundësitë e daljes nga kjo gjendje dhe deeskalim të situatës ekzistuese”, ka thënë Haradinaj.