Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka deklaruar se zgjidhja më e mirë do të ishte pranimi i kërkesës amerikane në kohë.
Sipas Haradinajt, në situatën e krijuar tani duhet të gjendet një zgjidhje, e cila siç ka shkruar Haradinaj, mund të mos jetë e përkryer.
“Por, pa zgjidhje për gjendjen në veri të vendit, situata është keq dhe drejt eskalimit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shtyrë për 48 orë vendimin për shqiptimin e gjobave për pronarët e makinave me targa ilegale.
Kërkesa për shtyrje të këtij vendimi kishte ardhur nga ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.