UBT News

Haradinaj: Osmani vajton marrëveshjen Vuçiq-Putin, hesht JO-në e Kurtit për gazin amerikan

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar, pas deklaratës së presidentes Vjosa Osmani pas marrëveshjes së re mes Serbisë dhe Rusisë për gazin rus, se “Vuçiq duke blerë gazin rus po e financon luftën e Putin-it”.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se “presidentja e vajton marrëveshjen Vuçiq-Putin e e heshtë JO-në e Kosovës (e thënë nga KM Kurti) për gazin amerikan”.

“Ec e bjeri në fije!”, ka përfunduar ai.

Exit mobile version