Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë (AAK), Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani të distancohet nga Qeveria Kurti, teksa u shpreh skeptik për mundësitë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
Sipas tij, ekzekutivi ka një mori dështimesh si në ekonomi, politikë të jashtme por edhe dëmtim të raporteve me aleatët.
Ai në një konferencë për media sot tha se data më e favorshme për mbajtjen e zgjedhjeve është 26 janari 2025, derisa u shpreh skeptik për mundësitë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme