UBT News

Haradinaj: Ofrojmë mbështetje për deputetet Selimi ose Bogujevci

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se nuk pret ndryshime në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit pa një marrëveshje paraprake mes partive.

Ai ka bërë të ditur se AAK-ja është e gatshme të mbështesë një kandidat tjetër për kryetar të Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke përmendur emrat e deputeteve Shqipe Selimi dhe Saranda Bogujevci.

Haradinaj tha se kjo është një shenjë favori nga ana e AAK-së dhe beson se kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, duhet të reflektojë për këtë ofertë.

“Përderisa nuk ka marrëveshje, situata mbetet e njëjtë. Shpresojmë të kemi kohë për të propozuar kandidatin, në këtë rast Selimin ose Bogujevcin, dhe jemi të gatshëm t’i votojmë. Kemi ofruar këtë favor edhe si opozitë, dhe mendoj se është një ofertë e mirë që Kurti duhet ta marrë parasysh,” tha Haradinaj.

Exit mobile version