Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj sot u paraqit për herë të parë para Gjykatës Speciale. Haradinaj në Hagë tha se nuk e njeh këtë gjykatë.
“Nuk e kam njohur këtë gjykatë, nuk e njoh dhe s’kam për ta njohur këtë gjykatë, përkundër afatit 5-vjeçar që ua ka dhënë Kuvendi im, kësaj gjykate i ka skaduar afati më 2 gusht. Faqezinjtë tanë deputetët për postet e veta e rroga të veta na kanë sjellë këtu. Jam padrejtësisht këtu, e keni thyer Kushtetutën e vendit tim.”, deklaroi Haradinaj.
Lidhur me paraburgimin e tij, gjyqtari ka thënë se pret që prokuroria të dorëzojë aktakuzën sa më shpejt të jetë e mundur.
Pas arrestimit të tij nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 25 shtator 2020, Nasim Haradinaj u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë./UBTNews