Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas rastit të djeshëm tragjik ku mbeti i vdekur një ushtar i KFOR-it dhe një tjetër i lënduar.
Haradinaj i ka shprehur ngushëllime familjes së ushtarit italian, ndërsa ka uruar shërim të shpejt për të lënduarin.
“I pikëlluar nga rasti i djeshëm tragjik ku humbi jetën një pjesëtar i KFOR-it dhe një tjetër mbeti i lënduar.
I shprehim ngushëllime të sinqerta familjes së ushtarit italian dhe KFOR-it në Kosovë, ndërsa ushtarit të lënduar i urojmë shërim të shpejtë”, është shprehur Haradinaj.