UBT News

Haradinaj në Prizren: PDK-ja po na “nguc” ditët e fundit, e vështirë të dalim partia e parë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar fabrikën për përpunimin e metaleve “Lely” ShPK në Prizren.

Me këtë rast ai ka thënë se nuk kanë vija të kuqe për ndonjë parti, por që tha se PDK-ja po i ‘nguc’ kohët e fundit.

Kreu i AAK-së tha nuk do të merret me këtë parti, ngase sipas tij krerët e saj nuk gjenden në Kosovë, duke iu referuar dy ish-krerëve të kësaj partie, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

“Nuk kemi vija të kuqe për asnjë parti. PDK-ja këto ditë po na nguc ngapak. Unë nuk i nguci pasi Thaçi e Veseli nuk janë këtu. Do të kemi rritje. Të dalim e para në zgjedhje pak vështirë”, ka shtuar ai.

Ndërkaq sa i përket fabrikës, Haradinaj ka thënë se e ka të pamundur të besoj që ka lloj të tillë teknologjie kaq të avancuar në Kosovë.

“Jemi në disa kapacitete që janë përpunuese e prodhuese. Pamë që ka bakër dhe produkte tjera të dedikuara për tregun e jashtëm. Për mua e pabesueshme me pa këtë teknologji të avancuar në Kosovë, sisteme të punës më të avancuara”, ka theksuar ai.

Ai shpreson që tregu kosovar të arrijë atë nivel që disa nga këto produkte të kësaj fabrike të mbesin në vend.

“Shpresoj që tregu i Kosovës do ta arrijë një nivel standard që të mund t’i absorbojë këto produkte, mos të shkojnë jashtë të gjitha”, është shprehur ai.

Exit mobile version