Kryetari i AAK-së e ish Kryeministri Ramush Haradinaj ka vizituar sot famijen e Hashim Thaçit në Burojë të Skendarajt.
Ai është përshëndetur ngrohtësisht me babain dhe nënën e Ish Presidentit Hashim Thaçi i cili po mbahet në Hagë, nga Gjykata Speciale. Ish Komandanti i Zonës së Dukagjinit ka shprehur besimin e tij të plotë në pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Sot kisha nderin që me bashkëpunëtorë, ta vizitoj familjen e Haxhi dhe Hyre Thaçit, prindërit e Presidentit Hashim Thaçi”.
“Njëherësh për ta kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare”.
“Themeli i lirisë dhe Shtetit të Kosovës është Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, udhëhequr nga Komandanti Legjendar Adem Jashari.Luftë më të drejtë, më të pastër e më fisnike, për çlirim nga pushtimi i egër millosheviqian, nuk do të njohë asnjëherë njerëzimi. Përtej dallimeve politike, unë besoj fuqishëm në drejtësinë ndërkombëtare, pastërtinë e luftës sonë dhe pafajësinë e të gjithë bashkëluftëtarëve, në këtë rrafsh edhe të Hashim Thaçit!”, është shprehur Haradinaj./UBTNEWS