UBT News

Haradinaj: Mund ta votojmë edhe Glauk Konjufcën për kryetar Kuvendi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje të propozojë një kandidat unifikues për kryetar të Kuvendit.

Një ndër ta, Haradinaj tha se është edhe deputeti i LVV-së, Glauk Konjufca, të cilin mund ta votojnë për kryetar të Kuvendit, krahas dy emrave që më herët kanë propozuar, deputetet, Saranda Bogujevci dhe Shqipe Selimi.

Po mbajmë shpresë se do të propozohet një kandidat unifikues ose kandidate. Edhe pse nuk është përgjegjësi e jona si një nga partitë parlamentare, edhe ma e vogla e kemi dhënë një opsion për me dal nga ky opsion. Do të japim votën për një kandidatë të LVV-së që është unifikues. Kemi përmend dy zonjat, Bogujevcin dhe Selimin, por mundemi të votojmë edhe zotëri Konjufca, ish kryetarin nëse propozohet”, tha ai.

Duke folur për mundësinë që të votojnë për kryetar të Kuvendit, kryetarin e Nisma-s, Fatmir Limaj, ai tha se për një gjë të tillë nuk ka qëndrim dhe nuk është diskutuar në kryesinë e AAK-së.

S’kemi diskutua për rreth kësaj. S’kemi diskutuar në Aleancë dhe kemi situatat të rrugëtimit të tij ndaras. Obligim nuk kemi por s’mundem të jap një përgjigje të saktë. Është një zhvillim i mirë dhe i uroj sukses. Në grup nuk e kemi diskutua kandidaturën e Limajt a do të votojmë apo jo. Ekziston mundësia nga opozita që ta votojë Limajn. Unë nuk kam qëndrim”, shtoi Haradinaj.

Duke folur për përfshirjen e deputetit nga komuniteti goran, Adem Hoxha në grupin e tyre parlamentar, Hardinaj tha se i njëjti respekton ligjin dhe Kuvendin e Kosovës. Sipas tij, është një mobilizim i madh i Albin Kurtit dhe aleatëve të tij nga Maqedonia e Veriut të bindin atë dhe deputeten nga komuniteti boshnjak, Duda Balje që të japin votën për LVV-në.

Deputeti Adem Hoxha respekton ligjin dhe Kuvendin e Kosovës. Nderon në heshtje për figurat kombëtare, ndërsa për pjesën tjetër nuk mund të them më shumë. Është një mobilizim i madh i Kurtit dhe aleatëve të tij në Maqedoni që po tentojnë me josh Adem Hoxhën. Pastaj edhe Dudën, Vetonin”, theksoi Haradinaj, duke hyrë në objektin e Kuvendit të Kosovës për vazhdimin e seancës konstituive për herë të njëzet.

Deputetët sërsih kanë dështuar të konstituojnë Kuvendin e Kosovës.

Exit mobile version