UBT News

Haradinaj: Mbeten shqetësuese sulmet që i bëhen gazetarëve e mediave

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur sot se mbrojtja e gazetarëve dhe medias së lirë është ndër parimet e panegociueshme dhe se është obligim institucional e shoqëror të ruhet dhe avancohet ky segment i lirisë.

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Haradinaj ka potencuar se shqetësuese mbeten sulmet që bëhen ndaj gazetarëve dhe ndaj mediave.

“Shqetësuese mbeten sulmet që i bëhen gazetarëve e mediave dhe tendenca nga disa eksponentë të pushtetit për kontroll ndaj tyre! Jemi në krah të tyre, në mbrojtje e respekt të fjalës së lirë, si vlerë e panegociueshme e demokracisë”, ka shkruar ai në Facebook.

3 Maji shënohet në të gjithë botën si Dita Botërore e Lirisë së Shtypit. Kjo ditë është caktuar që nga viti 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Në Kosovë kjo ditë do të shënohet me aktivitete të ndryshme. Kjo datë është një kujtesë për qeveritë për të respektuar angazhimin e tyre për lirinë e shtypit dhe të medias.

Exit mobile version