UBT News

Haradinaj: Liria ka emër, e ai është Prekazi e Reçaku

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në kompleksin memorial në Reçak me rastin e 22-vjetorit të masakrës që është kryer në këtë vend.

Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se liria e Kosovës e ka emrin e masakrës së Prekazit dhe Reçakut.

Kreu i AAK-së u shpreh gjithashtu se liria e vendit i ka edhe varret, vuajtjet dhe dhimbjet e të gjithë atyre që më të dashurit i kanë në themel të lirisë.

“E vërtet që liria ka emër, e ka Prekazin e ka Reçakun, i ka varret dhe vuajtjet dhe dhimbjet e të gjithë atyre që më të dashurit i kanë në themel të lirisë. Lavdi e përjetshme”, tha ai.

Sot, 15 janar 2021, janë bërë 22 vjet që kur forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak. Më 15 janar 1999, në Reçak u vranë e u masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur.

Exit mobile version