UBT News

​Haradinaj lexon draft-statutin e Asociacionit, thotë se nuk i merr asnjë kompetencë komunave

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se e ka lexuar në tërësi draft-statutin e Asociacionit gjatë takimit me përfaqësuesin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Ai para mediave tha se i njëjti i referohet Kushtetutës dhe në bazë të leximeve të para nuk i merr asnjë kompetencë komunave.

Përkitazi me këtë, Haradinaj tha se me themelimin e Asociacionit, Kosova bënë një hap të madh përpara dhe se si kundërpeshë e këtij kompromisi duhet anëtarësimi i shpejtë në NATO.

Exit mobile version