Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka shkruar se kushdo që rrezikon ushtarët amerikanë në Kosovë do të trajtohet si armik i Kosovës dhe është vetëm kundër Kosovës.
Kjo, deklaratë e Haradinajt vjen pasi ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier tha se hapja e urës në Mitrovicë në këtë kohë mund të rrezikojë ushtarët amerikanë.
“Kushdo që rrezikon ushtarët amerikanë në Kosovë, as nuk i takon Kosovës dhe as nuk do t’i takojë Kosovës. Është vetëm kundër Kosovës. Dhe, si armik i Kosovës do të trajtohet. Prandaj, ose do të jetë në burg ose do të ikë e fshehet nga Kosova! Pavarësisht çfarë shtetësie ka dhe çfarë detyre ka, ai-ajo-ata do të ndëshkohen”, ka shkruar Haradinaj.
“Të gjithë ju që keni përgjegjësi shtetërore, nëse e gjeni veten këtu, pas lutjes (edhe publike) amerikane për Qeverinë e Kosovës, dijeni se s’do ta keni mbrojtje petkun që ju mbështjellë përkohësisht”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj.