UBT News

Haradinaj-Kurtit: Po na mban ligjërata edukuese, por nuk po i zgjidhni problemet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti po mban ligjërata edukuese në Kuvend, por nuk po i zgjidh problemet sa i përket miratimit të Projektligjit për paga.

Duke folur në debatin parlamentar për pagat në sektorin publik, Haradinaj tha se “ligjëratat” e kryeministrit, mund t’i ndihmojnë atij ndonjëherë, por nuk i zgjidhin problemin e mjekëve, policëve dhe mësuesit.

“Kryeministri e ka zgjedhur një rrugë të një elaborimi, po më pëlqen që po na mban ligjërata këtu, por ju siguroj se këto ligjërata janë edukuese edhe mua më ndihmojnë ndonjëherë, por nuk po i zgjedhin temat dhe problemet. Tani, mjekët, policët, mësuesit dhe kushdo qofshin ata që presin me hy në fuqi ky ligj, pesë pare nuk i jepni se çfarë ligjërata më mban ti mua. Ata e kanë dertin dhe të presin ty t’iu tregosh a ke prioritet këtë ligj dhe me çfarë dinamike ke me i rregullu gjithë ato të këqija të ligjit që i paskan bërë këta keq. Kur ki me ja jep ligjin dhe me ia rritë rrogat”, tha ai.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës po diskutohet rreth Ligjit për Paga në sektorin publik.

Exit mobile version