UBT News

Haradinaj: Kurti po e turpëron Kosovën duke dalë nga kontrata politike me udhëheqësit e NATO-s

Kosovo Prime Minister Ramush Haradinaj speaks during an interview with the AFP, in Pristina on January 25, 2019. - A deal between Serbia and Kosovo is possible this year but cannot include border changes, Kosovo's premier Ramush Haradinaj told AFP in an interview, warning that territory swaps could revive old demons in the war-scarred Balkans. (Photo by Armend NIMANI / AFP) (Photo credit should read ARMEND NIMANI/AFP/Getty Images)

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se baza ajrore e NATO-s që u hap sot në Kuçovë të Shqipërisë është bazë e sigurisë rajonale të Ballkanit.

Kreu i AAK-së tha se sa më afër NATO-s “jemi më të lirë e më të sigurt”, por shtoi se anëtarësimi i plotë i Kosovës në këtë aleancë do ta bënte sigurinë më të plotë.

“Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë të Shqipërisë, që është hapur sot, është bazë e sigurisë rajonale të Ballkanit. Sa më afër NATO-s, jemi më të lirë e më të sigurt, por anëtarësimi i plotë i Kosovës në këtë Aleancë, sigurinë do ta bënte më të plotë”.

Haradinaj e përgëzoi Shqipërinë për “rreshtimin e saj të natyrshëm në NATO”, ndërsa për qeverinë Kurti tha se po e turpëron Kosovës duke dalë nga kontrata politike me udhëheqësit e NATO-s.

“E përgëzoj Shqipërinë për rreshtimin e saj të natyrshëm në këtë Aleancë, por nuk mund të mos shpreh indinjatën time të thellë për qeverinë e Albin Kurtit, e cila po e turpëron Kosovën duke dalur nga kontrata politike me udhëheqësit e NATO-s”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Exit mobile version