Kryetari i AKR-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar vëllain e tij të ndjerë, Luanin, në 47-vjetorin e lindjes.
“Luan, neve po na ikin vitet, e ti mbete i ri përgjithmonë. Linde dyzeteshtatë vite më parë, por për ne, mbetesh përherë njëzetetre vjeç, ashtu siç ke rënë për lirinë tonë. Urime vëlla, 23-vjetori i lindjes!”, shkroi Haradinaj në Facebook./UBTNews