UBT News

Haradinaj kujton Komandant Drinin në 21-vjetorin e vrasjes

Kreu  i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj kujton Ekrem Rexhën, me rastin e 21 vjetorit të vdekjes së tij.

Haradinaj tha se Komandant Drini u bë pjesë e historisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në të cilën e dëshmoi veten si udhëheqës i zoti, strateg dhe vizionar.

“Njëzetenjë vjet pa Ekrem Rexhën! Komandant Drini, u bë pjesë e historisë së lavdishme të UÇK-së, në të cilën u dëshmua si udhëheqës i zoti, strateg dhe vizionar”.

Ai tha se Rexha ishte njeri i afërt dhe i respektuar nga të gjithë dhe se vrasja e tij ishte humbje e madhe për gjithë vendin.

“Njeri i afërt e i respektuar nga të gjithë, vrasja e tij ishte humbje e madhe për vendin, dhembje e madhe për familjen, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën. Lavdi jetës dhe veprës së Komandant Drinit!”.

Exit mobile version