UBT News

​Haradinaj kujton heroin Mujë Krasniqi: Porosinë e luftës për liri e përhapi çdokund

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit Mujë Krasniqin dhe të rënët e tjerë në 25-vjetorin e përjetësimit.

Haradinaj ka thënë se vendosmëria e tij është e gdhendur në historinë dhe kujtesën e shqiptarëve.

“Porosinë e luftës për liri, komandant Kapuçi, e përhapi çdokund. Vendosmëria dhe trimëria e tij, janë të gdhendura në historinë dhe kujtesën e shqiptarëve”, ka thënë Haradinaj.

Exit mobile version