Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar dëshmorin e kombit, Adrian Krasniqi, në 23-vjetorin e rënies.
Haradinaj theksoi se Adrianin e kishte mik e bashkëudhëtar në rrugën e lirisë.
“Adrianin e kisha mik e bashkudhëtar në rrugën e lirisë. Sot ai është udhërrëfyes i brezave, se sa vlerë ka liria, e sa e madhe është dashuria për Atdheun. Lavdi e përjetshme!”, shkroi Haradinaj në Facebook./UBTNews