UBT News

Haradinaj kritikon Qeverinë Kurti: S’i shërbyen Kosovës dhe popullit të saj, por mafisë energjetike

Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj përmes një statusi në Facebook ka shfaqur të dhënat nga nga raporti i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike të Kosovës, për vitin 2023.

Sipas tij në lidhje me këtë cështje është shprehur se figurat kryesore të VV-së po i heton Prokuroria dhe do të hetojë dhe gjejë gjithçka, dhe se një dihet; se ky është krim që i është bërë këtij vendi dhe askush nuk duhet të shkojë në përgjegjësi para Kryeministrit aktual të Kosovë,ka thënë Haradinaj.

Po ashtu ai thekson se ata nuk i shërbyen shtetit të Kosovës, por mafisë energjetike.

Postmi i plotë:

E anuluan projektin Amerikan të gazit. E detyruan Kompaninë Amerikane të tërhiqej nga Kosova C sepse iu duk çmimi prej 80€ tepër i lartë. U mbështetën tek mafia energjetike e rajonit që dihet se nga kush udhëhiqet dhe paguajtën veç për dy vjet (2022 dhe 2023), hiç më pak se 365,706,835.9€ para të Kosovës. Në krahasim me dy vitet 2018 dhe 2019 kjo është afër 4.5 herë më shumë apo 282€ milionë më shumë nga koha sa kemi importuar në kohën kur unë isha Kryeministër. Me të vërtetë tronditëse e dhëna se për dy vjet mesatarja e pagesës ditore për mafinë energjetike është hiç më pak se 500.000 euro në ditë. Këto janë të dhëna nga raporti i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike të Kosovës, për vitin 2023.

Më shanë e më fyen sepse deshta që Kosova C të prodhonte rrymë me çmim prej 83€. E morën pushtetin dhe blejtën rrymë në vitin 2022 me çmim mesatar prej 268.82€ dhe në vitin 2023 prej 129€. I shërbyen jo shtetit të Kosovës dhe popullit të saj, por mafisë energjetike. Figurat kryesore të VV-së po i heton Prokuroria dhe do të hetojë dhe gjejë gjithçka, por një dihet; se ky është krim që i është bërë këtij vendi dhe askush nuk duhet të shkojë në përgjegjësi para Kryeministrit aktual të Kosovës. Krenohej nga foltorja e Parlamentit “se ka ç’montuar Contour Globalin”, po del se ka dashtë ta ç’montojë popullin e vet, shkroi Haradinaj”.

Exit mobile version