UBT News

​Haradinaj kritikon Kurtin, thotë se po mundohet t’i mbulojë lëshimet që po i bën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se kryeministri Albin Kurti po mundohet t’i mbulojë lëshimet që po i bënë. Teksa komentoi vizitën e djeshme në veri, ai theksoi se shefi i ekzekutivit po tenton të mashtrojë kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemin.

“Kryeministri Kurti po mundohet të mbulojë disa lëshime që po i bën, me u arsyetu te votuesit, kryesisht te votuesit e tij. Ishte rasti i tokave për Manastirin e Deçanit e tani janë lëshime tjera si letra e tre udhëheqësve institucional, ishte pastër marrja e obligimit për zbatim të asociacionit e njëkohësisht edhe zbatimi i peticionit. Pra aty ku ka shkuar Kurti, Kurti po paguan pare për të shkarkuar atë. Ka shkuar ta mashtrojë edhe Lulzim Hetemin, me i thënë është patriotike për të shkarkuar me peticion përmes serbëve”, deklaroi Haradinaj.

Para mediave, Haradinaj deklaroi se roli i presidentes Vjosa Osmani është inekzistent. Kështu u shpreh ai, teksa u pyet për tre vjetorin e zgjedhjes së presidentes së shtetit.

“Inekzistente, ne kemi një pushtet, është Kurti të gjithë të tjerët janë staf i tij”, deklaroi ai.

Exit mobile version