UBT News

​Haradinaj kritikon Kurtin, disa ministra dhe deputetë largohen nga salla

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, në mbledhjen e përbashkët të kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai para të pranishmëve e quajti mashtrues kreun qeveritar derisa tha se përmes hapave të gabuara të tij po cenohen raportet me aleatë.

Në këtë moment u larguan nga salla plenare disa prej ministrave nga kabineti qeveritar kosovar dhe një pjesë e deputetëve të mazhorancës.

Haradinaj tha se edhe mbajtja e mbledhjes së përbashkët në kohe zgjedhje nuk është shumë e hijshme.

Exit mobile version