UBT News

Haradinaj: Kosova po qeveriset nga një mentalitet antikombëtar

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka ngritur akuza ndaj qeverisë aktuale të Kosovës përmes një postimi në Facebook.

Ai theksoi se qeveria nuk respekton arritjet e Kosovës dhe trashëgiminë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Kurrë nuk e kanë dashur asnjë të arritur të Kosovës ku ata s’kanë qenë protagonistë. Kurrë s’e kanë dashur UÇK-në as trashëgiminë e saj,” shkruan ish-kryeministri, duke sugjeruar një mungesë të thellë respekti për historinë e vendit. Haradinaj shkon edhe më tej, duke akuzuar qeverinë se nuk nderon komandantët e UÇK-së, përveç rasteve kur u shërben interesave të tyre politike. Edhe kur vizitojnë varret e dëshmorëve, i vizitojnë sepse nuk janë të gjallë. Po të ishin të gjallë, do t’i quanin kriminelë. Kosova po qeveriset nga një mentalitet krejt antikombëtar që flet shqip e abuzon shqip, por asgjë shqiptare nuk ka”, ka shkruar Haradinaj.

Exit mobile version