UBT News

Haradinaj kërkon nga Gjermania të shtyej përfundimisht liberalizimin e vizave për Kosovën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u takua sot me ambasadoren Susanne Schütz, Drejtoreshë në Ministrinë e Punëve të Jashtme për Evropën Juglindore, Turqi dhe shtetet e EFTA-së, si dhe me Christiane Hullmann, udhëheqëse e Divizionit për Ballkanin Perëndimor.

Në këtë takim u diskutua për situatën politike në Kosovë dhe bashkëpunimin në mes dy vendeve. Gjithashtu diskutuan për sundimin e ligjit dhe situatën e sigurisë.

Haradinaj ka kërkuar nga Gjermania të shtyej përfundimisht liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Duke pasur parasysh se vendet tona kanë partneritet strategjik dhe marrëdhënie të shkëlqyera, kërkova që Gjermania të shtyej përfundimisht liberalizimin e vizave për Kosovën në takimet me shtetet anëtare të BE-së”, shkroi ai në Facebook./UBTNews

Exit mobile version