UBT News

Haradinaj kërkon miratimin e një rezolute që kërkon anëtarësim direkt në NATO

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Kuvendi që të miratohet një rezolutë ku kërkohet anëtarësimi direkt në NATO.

Ai, në seancën e sotme të legjislativit, tha se situata e sigurisë në Kosovë dhe rajon është serioze, andaj duhet t’i kërkohet ekzekutivit që më mos të tentohet anëtarësimi në Partneritetin për Paqe, por direkt në aleancën euro-atlantike.

Haradinaj nënvizoi se situatat e sigurisë munden me befasua vendin, dhe ecja prapa zhvillimeve të sigurisë është e rrezikshme.

“Si parlament mund t’i marrim dy-tri vendime të shpejta për të ndihmuar vendin tonë në një situatë, që të gjithë e dina se rrezikohemi. Çështja e sigurisë është serioze në Kosovë dhe rajon. Mendoj se parlamenti mundet me aprovua një rezolutë dhe me i kërkua qeverisë së vendit që të kërkojë anëtarësim direkt në NATO, jo më përmes Partneritetit për Paqe, por anëtarësim direkt në NATO. Mundemi me bërë përmes një rezolute ose përmes një akti, pra mundet me dal ky propozim nga parlamenti. Duhet më krijua një komision parlamentar për NATO dhe njëkohësisht një agjendë parlamentare që me i arrit parlamentet e vendeve anëtare të NATO-s dhe ato më skeptike që me ecë më përpara…Situatat e sigurisë munden me na befasua dhe të ecim pas zhvillimeve të sigurisë është rrezik edhe për vendet e fuqishme, e le më për Kosovën”, tha ai.

Exit mobile version