UBT News

Haradinaj kërkon heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës në takim me Kaja Kallas

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në një takim zyrtar Përfaqësuesen e Lartë dhe Zëvendëspresidente të Komisionit Evropian, znj. Kaja Kallas, e cila po qëndron për vizitë në Prishtinë.

Haradinaj u shpreh i nderuar për takimin dhe vlerësoi angazhimin e znj. Kallas dhe të Bashkimit Evropian për mbështetjen ndaj Kosovës dhe stabilitetit në rajon. Ai kërkoi heqjen urgjente të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve me BE-në.

“Shpreha nevojën urgjente për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës dhe njëkohësisht nënvizova rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Bashkimit Evropian në rrugëtimin tonë drejt integrimit evropian,” deklaroi Haradinaj pas takimit.

Ai theksoi përkushtimin e AAK-së ndaj vlerave perëndimore dhe synimit për integrim të plotë të Kosovës në strukturat euroatlantike, duke e cilësuar partneritetin me Bashkimin Evropian si thelbësor për të ardhmen politike dhe ekonomike të vendit.

Exit mobile version