Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se Mbretëria e Bashkuar po e armatos Kosovën.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj tha se ShBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar janë të përkushtuara për një rajon të qetë dhe të sigurt.
”Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe të gjitha shtetet e NATO-s, intervenuan me 1999 në Kosovë për të ndalur gjenocidin. Që prej atëherë, këto shtete po ashtu, janë përkushtuar për një rajon të qetë dhe të sigurt”.
Ai ka shtuar se është në interes të të dyja vendeve, Kosovës dhe Serbisë, që të luftojnë krimin e organizuar ndërkufitar.
“Rendi dhe ligji është në interes të secilit qytetar, ashtu edhe të dyja shteteve, Kosovës dhe Serbisë Në anën tjetër, krimi i organizuar nuk ka përkatësi as politike e as etnike dhe na rrezikon të gjithëve. Është në interes dhe obligim i të dy qeverive, të Kosovës dhe të Serbisë, që të luftojnë krimin e organizuar ndërkufitar. Aktet e tilla nuk duhet të tolerohen”, ka përfunduar Haradinaj.