Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas bastisjes së shtëpisë së Jakup Krasniqit nga EULEX-i. Haradinaj i konsideron ‘shqetësuese’ bastisjet e EULEX-it, meqë sipas tij nuk janë në përputhje me standardet e shteteve demokratike.
“Defilimet e tilla nga EULEX, veçanërisht në prani të familjarëve janë traumatike dhe paraqesin ushtrim të forcës joproporcionale që nuk respektojnë dinjitetin njerëzor. Operacionet e tilla, nëse kërkohen nga organet e drejtësisë, mund të kryhen nga Policia e Kosovës”, shkroi Haradinaj në Facebook.
Ai theksoi se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe besojmë në pafajësinë e Jakup Krasniqi./UBTNews