UBT News

Haradinaj: Heqja e të gjitha barrierave, iu mundëson personave me nevoja të veçanta një jetë sa më të lumtur

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në ditën e personave me nevoja të veçanta, ka thënë se ata janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë sonë.

Haradinaj në Facebook shkroi se kjo ditë duhet të shërbejë vetëm si ditë e ndërgjegjësimit. Ai theksoi se heqja e të gjitha barrierave, iu mundëson atyre një jetë sa më të lumtur.

“3 dhjetori, që shënohet si ditë e tyre, duhet të shërbejë vetëm si ditë e ndërgjegjësimit tonë. Sa më shumë dashuri, sa më shumë kushte, sa më shumë mundësi, sa më pak paragjykime për ta. Heqja e të gjitha barrierave, iu mundëson atyre një jetë sa më të lumtur. Jemi gjithmonë me ju!”, shkroi Haradinaj në Facebook./UBTNews

Exit mobile version