Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi pas takimit me liderin e LDK-së, Isa Mustafa dhe me liderin e Nismës, Fatmir Limaj, se u diskutua për Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.
Haradinaj deklaroi se duhet mobilizim për një seancë të jashtëzakonshme.
“Takimi ka të bëjë më rëndësinë që me u mobilizua në një seancë të jashtëzakonshme për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Ajo që e kemi preokupim është Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike”, deklaroi ai.
Lideri i AAK-së deklaroi se ka komunikim me liderin e PDK-së, Kadri Veseli dhe presidentin Hashim Thaçi, mirëpo u shpreh se nuk ka ndonjë rezultat të caktuar për ndonjërën nga temat. Kurse kur u pyet se a do të bëhet president, Haradinaj theksoi se nuk e ka përgjigjen në këtë temë aktualisht.
Ai shpreson se nuk do të ketë konfirmim të aktakuzave ndaj Thaçit dhe Veselit.
“Besojmë edhe në këtë rast dhe shpresojmë se nuk do ketë konfirmim të propozim aktakuzave. Nëse ka, ne nuk lëkundemi nga besimi në luftën e drejtë të UÇK-së dhe pafajësinë e luftëtarëve të UÇK-së të të gjitha niveleve”, deklaroi ai./UBTNews