UBT News

Haradinaj e quan politike e të korruptuar Specialen

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj ka drejtuar akuza ndaj Prokurorisë Speciale, duke e quajtur politike e selektive, e madje edhe të korruptuar.

“Absurd i kësaj prokurorie, kjo prokurori është politike, selektive dhe e njëanshme, por tani me këtë veprim të tyre po dyshoj se është edhe e korruptuar, sepse ndryshe nuk do të dilte tërë ai material nga këtu”, deklaroi Haradinaj.

Nënkryetari i OVL-UÇK-së tha se më nuk do të flasë vetë, vetëm përmes avokatit./UBTNews

Exit mobile version