Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në selinë partisë, Ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.
Haradinaj ka falënderuar ambasadorin Hovenier për angazhimin e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, në mbështetje të vizitës që realizoi në Amerikë.
“Hovenier e njoftova për temat e diskutimit gjatë takimeve që kisha në Department të Shtetit, Këshillin Kombëtar të Sigurisë së Shtëpisë së Bardhë, Pentagon, Kongres dhe Senat, ku kërkova që dialogu strategjik Kosovë-Amerikë, të shtrihet në marrëdhënie bilaterale dhe të ndodhë me hapa të përshpejtuar anëtarësimi i Kosovës në NATO. Aleanca mes dy vendeve tona është e përjetshme dhe do të punojmë pandalur që të zhvillohet e forcohet çdo ditë”, ka shkruar ai.