UBT News

Haradinaj: E bëra testin për COVID-19, rezultoi që e kam kaluar virusin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj me anë të një shkrimi në Facebook njoftoi se disa herë e ka bërë testin për COVID-19, dhe ka rezultuar që e ka kaluar virusin COVID-19.

Haradinaj u ka uruar shëndet të gjithëve atyre qe po përballen me këtë pandemi.

“Të nderuar miq, e kam bërë testin disa herë të fundit, dhe më ka rezultuar që kam kaluar virusin COVID-19. Të gjithë atyre që po përballen me këtë pandemi ju uroj shëndet”, shkroi ai në Facebook./UBTNews

Exit mobile version