UBT News

Haradinaj doli nga takimi me Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar sot në takim liderët opozitarë për të diskutuar lidhur me situatën në veri. Megjithatë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është larguar nga ky takim pak minuta pas fillimit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj dha arsyen e largimit nga takimi.

“Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre. Për mua është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishim raportet me aleatin kryesor të sigurisë”, ka deklaruar ai. 

Exit mobile version