Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj kërkoi sot të dijë se deputetët opozitarë nga PDK dhe LDK po hezitojnë ta votojnë mocionin e propozuar nga partia e tij për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës.
Haradinaj u shpreh se cili është shkaku që nuk po kanë guxim deputetët për të votuar për këtë mocion derisa Kosova me këtë qeverisje po humb besimin e shteteve mike.
“Pse ka hezitime për mocion ku është problemi le të më tregojnë ata që po hezitojnë për mocion ku e keni problemin të gjithë ju që hezitoni për mocion a është e vërtetë që e kemi humbur besimin e institucionet euroatlantike a është e vërtetë që kanë filluar ndëshkime dhe a është e vërtetë që jemi kah dobësohemi? Pse bre nuk po keni guxim me dal me thanë po e votoj mocionin çka është duke ndodhur tek opozita, iu lutem ku e keni problemin kolegë opozitarë PDK e LDK që po mendoni ende se kush përfiton nga mocioni veç një përfitues është Kosova dhe interesi ynë. Unë nuk shoh më detyra të zakonshme për veti në këtë parlament derisa nuk deklarohen si i ka hije pse se keni guximin”, tha ai.
Haradinaj u shpreh se Kuvendit të Kosovës i ka humbur vlera.
“Unë nuk po e kuptoj më këtë parlamenti i ka humbur vlera këtij parlamenti, ne jemi komik këtu nëse vijmë këtu e sillemi sikur nuk ka ndodh kurgjo pra ne nuk jemi serioz më, ne besoni se jemi duke u sjell me tallje ndaj asaj që na kanë besuar njerëzit… Kanë filluar ndëshkimet ndaj Kosovës ndëshkime si politike si ekonomike si në siguri nëse kushdo që nuk e dinë a mund të bisedojmë a është e vërtetë a jo kjo se ka filluar ndëshkimet për Kosovë. Pyetja e tretë është nëse e kemi humb besimin nëse kanë filluar ndëshkimet a forcohet Kosova përballë bandave në veri dhe përballë Serbisë, tregomni iu lutem me besim të humbur dhe ndëshkim që na kanë ndihmuar në kohë të vështira a jemi më të fortë apo të dobët?”, tha ai.