UBT News

Haradinaj deklarohet pas takimit me Kurtin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit me shefin e Qeverisë, Albin Kurti, deklaroi se temë diskutimi ishte dialogu me Serbinë. I pari i AAK-së njoftoi se në këtë takim i ka ngritur disa shqetësime për dialogun.

Sipas tij, mungesa e Shteteve të Bashkuara të Ameirkës në procesin e dialogut dhe konfuzioni në agjendën e Brukselit janë shqetësuese.

“Ajo që hetojmë është një mungesë e prezencës së SHBA-së në dialog. Kjo e prish balancën e interesave të Kosovës në dialog. Do të ishte me dobi emërimi i një emisari nga SHBA-ja për dialogun. Ka konfuzion në agjenda, disa zhvillime prezantohen si agjendë e procesit të Berlinit, çështja e lëvizjes së qytetarëve me Bosnjën”, deklaroi ai mes tjerash.

Haradinaj tha se ikja prej faktit se Kosova ka bërë luftë çlirimtare nuk i bënë mirë vendit./UBTNews

Exit mobile version