Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog. Ata kanë biseduar rreth situatës aktuale dhe sfidat në të cilat po kalon Kosova.
Siç shkroi Haradinaj në Facebook, ambasadori Szunyog qartësoi se vendimi për liberalizimin e vizave është në dorën e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.
“Unë i shpreha qëndrimet e mia dhe të Aleancës, duke kërkuar që BE të shtrijë dorën për Kosovën, me përkrahje konkrete në integrimin e saj në BE, dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës, tani më kur pritet edhe vendimi për liberalizimin e vizave”, shkroi Haradinaj në Facebook./UBTNews