UBT News

Haradinaj: BE-ja të përshpejtojë përpjekjet, është koha për marrëveshje finale

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj priti sot në takim përfaqësuesin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet dhe progresin e dialogut.

Haradinaj u shpreh se marrëveshja e 4 shtatorit që u arrit në Shtëpinë e Bardhë tregon se Kosova është gati t’i marrë përgjegjësitë, me garancat e partnerëve strategjik. Ndërsa ka kërkuar nga BE-ja që të përshpejtojë përpjekjet për një marrëveshje finale.

“I shpreha z. Lajcak qëndrimin, se Bashkimi Evropian duhet të përshpejtojë përpjekjet dhe se është koha për marrëveshje finale. Çdo zgjatje e procesit nuk i ndihmon paqes dhe stabilitetit në rajon.”, shkroi Haradinaj në Facebook./UBTNews

Exit mobile version