Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se bashkatdhetarët edhe këtë vit do ta gjejnë Kosovën larg pritjeve të tyre. Ai përmes një postimi në Facebook, ju ka dëshiruar mirëseardhje bashkatdhetarëve në vendlindje.
“Ju presim me bukë e krypë e zemër e ju urojmë pushime të mira në vendlindje. Të tjerat mos ja u falni e mos u besoni fjalëve të mira por boshe edhe një herë. Kosova dhe ju meritoni më mirë”, ka thënë Haradinaj.
“Do të donim shumë që këtë verë ta gjenit Kosovë ashtu siç e ëndërroni, por për fat të keq akoma është larg pritjeve tuaja. E di që kur të vini do të donit që Kosova të jetë sikur ai vendi prej nga vini e që të mos përballeshit as me kolonat e gjata e as me pluhurin e rrugët e pakryera për qytetet e lindjes si psh: për Gjilan, për Pejë, për Gjakovë, për Podujevë, për Mitrovicë e kështu me radhë, të cilat qeveria jonë i ka lënë përgjysmë, si edhe shumë punë të tjera”, tha ai.
“Ju jeni gjysma jonë dhe asnjëherë nuk do të jeni musafirë dhe sukseset e dështimet i kemi përbashkëta. Ju presim me bukë e krypë e zemër e ju urojmë pushime të mira në vendlindje. Të tjerat mos ja u falni e mos u besoni fjalëve të mira por boshe edhe një herë. Kosova dhe ju meritoni më mirë”, shtoi ai.