UBT News

Haradinaj: Avancimi i vendit tonë është i pamundur pa trajtimin e plagëve të së kaluarës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se avancimi i Kosovës është i pamundur pa trajtimin e plagëve të së kaluarës.

Ai ka shkruar në shënim të Ditës së të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe ka theksuar se në këtë ditë duhet reflektuar për ngritjen e vetëdijes dhe një angazhim më të madh.

“Në shënim të Ditës së të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, të reflektojmë si institucione por edhe si shoqëri për ngritjen e vetëdijes për një angazhim më të madh, që personat me plagë të luftës ta fitojnë të drejtën e tyre – trajtimin dhe pozicionin e dinjitetshëm në shoqëri, por njëkohësisht që asnjëherë të mos ndihen vetëm në betejën për drejtësinë, të cilën ende nuk e kanë parë. Avancimi i vendit tonë është pothuajse i pamundur pa trajtimin e plagëve të së kaluarës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. 

Exit mobile version