UBT News

Haradinaj ankohet se Vuçiqi e shkeli marrëveshjen e Uashingtonit, e quan “partner jo të besueshëm”

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, i ka reaguar ashpër presidentit serb, Aleksander Vuçiq, i cili sipas tij, po i then pikat e marrëveshjes së arritur më 4 shtator në Uashington.

Me anë të një postimi në Twitter, Haradinaj ka thënë se Kosova është shumë e shqetësuar me sjelljen destruktive të Vuçiqit, shkruan lajmi.net.

Ajo ka përmendur një takim të presidentit serb, Aleksander Vuçiq me ambasadorin palestinez, të cilin e ka falënderuar për “parimin” për mosnjohjen e Kosovës.

“Kosova i ndjek me shumë shqetësim veprimet destruktive të Aleksander Vuçiqit, duke shkelur pikën 15 të marrëveshjes në Uashington. Sot, ai falënderoi ambasadorin palestinez për “principin e mos-njohjes së Kosovë. Për fat të keq, Serbia mbetet partner i jo i besueshëm”, ka shkruar Haradinaj në Twitter.

Ndryshe, në pikën e 15-të të marrëveshjes së Uashingtonit, thuhet se Serbia pajtohet që të nënshkruajë një moratorium për ndalimin e fushatës së çnjohjeve të Kosovës. /Lajmi.net/

Exit mobile version