UBT News

Haradinaj akuzon Kurtin se po krijon sistem paralel me jarana e dosta

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka akuzuar kryeministrin Kurti për krijimin e një sistemi paralel në Kosovë.

Sipas Haradinajt, ky sistem ndërlidhet me dosta e jarana, duke e përmendur rastin e Ridvan Muharremit.

“Albin Kurti është i vetmi kryeministër që nuk i beson sistemit të shtetit të vet, por krijon sistem paralel. Ai edhe për operacionet më të ndjeshme të qeverisjes e të shtetit, që prekin edhe sigurinë kombëtare, angazhon njerëz që janë jashtë institucioneve, por që mjafton të jenë jarana të tij, siç ishte edhe rasti me Ridvan Muharremin. Këto janë ato lidhjet e shkurtëra të kapjes së shtetit me miq e dosllarë, për të cilat e kam pasë ngritur alarmin këtu e një vit më parë, lidhje këto të cilat po dalin në shesh përditë e më shumë”, shkruan Haradinaj në reagim.

Exit mobile version