Kandidati për president nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka ritheksuar edhe njëherë se agjenda e Aleancës në qeverinë e ardhshme është rritja dhe zhvillimi ekonomik.
Ai mbajti sot një takim me simpatizantët e tij në Podujevë.
“Në takimin e sotëm në Podujevë, ritheksova se agjenda kryesore e Aleancës në qeverinë e ardhshme është rritja dhe zhvillimi ekonomik, e garanci për këtë është një shtet i fortë i qëndrueshëm dhe i integruar në NATO dhe BE”, shkroi ai në Facebook./UBTNews