UBT News

Haradinaj: AAK-ja mbështet konstituimin e Kuvendit, qeverinë të krijojë opozita

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se partia e tij do ta mbështesë në parim kandidaturën për kryetar të Kuvendit të Kosovës, ndërsa AAK-ja angazhohet për krijimin e një qeverie nga opozita. Këtë deklaratë ai e bëri pas regjistrimit si deputet në Kuvendin e Kosovës.

“Konstituimi i Kuvendit është një interes i përbashkët për të gjithë. Do të konsultohemi edhe me PDK-në dhe LDK-në. AAK-ja angazhohet që, në rast se partia e parë nuk e krijon qeverinë, opozita të marrë iniciativën për ta bërë këtë”, deklaroi Haradinaj.

Sa i përket marrëdhënieve me Nismën Socialdemokrate, Haradinaj e cilësoi veprimin e kësaj partie si “të turpshëm”.

Ai shtoi: “Nuk kemi komunikim që nga intervista e fundit e famshme e zotit Limaj. Veprimi i Nismës dhe i Limajt është veprim mjaft i turpshëm”.

Exit mobile version