Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan njoftoi se më 18 mars në përvjetorin e Fitores së Çanakkalasë do të bëhet hapja e urës “Çanakkale 1915. Ky vendim erdhi edhe pas kërkesës së qytetarëve.
“Me kërkesë të qytetarëve tanë kemi vendosur që hapjen e urës ‘Çanakkale 1915″ ta realizojmë më 18 mars në përvjetorin e Fitores së Çanakkalasë. Ndërtimin e urës e kemi përfunduar një vit e gjysmë përpara planit dhe të cilën e kishim planifikuar që hapjen ta bënim më 26 shkurt për ta vendosur në shërbim të popullit tonë sa më parë”, tha presidenti i Turqisë në llogarinë e tij në Twitter./UBTNews/