Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë në Facebook një video nga tuneli i Llogarasë. Për tunelin i cili u hap ditë më parë, Rama tha se nga dita e parë e hapjes, 5 korrik, e deri më sot, nga ky tunel kanë kaluar 41 mijë automjete.
“Tuneli i Llogarasë, 41 mijë automjete kanë kaluar përmes tij nga dita e parë e hapjes e deri më sot”, ka shkruar Rama.
Ditë më parë Rama kishte shkruar se hapja e këtij tuneli do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut.
Tuneli i Llogarasë pritet që të shkurtojë distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta.