UBT News

Hapet tuneli më i madh nënujor i Kinës

Pas pothuajse katër vjetësh ndërtim, tuneli më i madh nënujor në Kinë është tashmë i hapur për trafikun e automjeteve. Në një gjatësi prej 10.79 kilometrash, tuneli Taihu shtrihet nën liqenin Taihu në provincën Jiangsu të Kinës lindore, rreth 50 kilometra në lindje të Shangait.

Sipas zyrtarëve qeveritarë në Jiangsu, tuneli u ndërtua me një kosto 9.9 miliardë juanë (rreth 1.56 miliard dollarë). Ndërtimi filloi më 9 janar të vitit 2018.

Mbi 2 milionë metra kub beton janë përdorur për ndërtimin e tunelit me dy drejtime, i cili ka gjashtë korsi dhe është 17.45 metra i gjerë, raporton agjencia zyrtare e lajmeve kineze, Xinhua.

Tavani i tunelit është pajisur me drita LED shumëngjyrëshe, të dizajnuara për të parandaluar lodhjen e shoferit.

Tuneli është pjesë e autostradës Changzhou-Wuxi 43,9 kilometra, e cila u hap për publikun më 30 dhjetor të vitit 2021. Ai ofron një rrugë alternative për ata që udhëtojnë midis Shangait dhe Nanjing, kryeqyteti i Jiangsu./UBTNews

Exit mobile version