Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se është hapur thirrja për aplikime për investime në efiçiencë të shtëpive.
Rizvanolli ka njoftuar se kush aplikon i pari shërbehet i pari dhe se nga tash do të mund të aplikoni për përkrahje financiare deri në 5,500€.
“Përkrahja financiare deri në 5,500 euro për të: izoluar shtëpitë e çatitë tuaja dhe për zëvendësuar dritaret e dyert e jashtme”.
Për të kuptuar se a kualifikoheni, lexoni me kujdes thirrjen në: https://fkee-rks.net/thirrjet-publike/
Për të aplikuar klikoni në https://ekosova.rks-gov.net/.
Këto masa implementohen nga Fondi i Kosovёs pёr Efiçiencё tё Energjisё, dhe përkrahen nga European Union in Kosovo.